Derbi pa fitues, Livepuli 7 pikë larg vendit të katërt (video)

Chelsea dhe Liverpooli i kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 36, duke luajtur barazim 1:1 në Stamford Bridge.

Skuadra e Mourinhos, e nisi në rehati këtë ndeshje, pasi që vetëm e kishte të siguruar titullin, ndërsa në anën tjetër, Steven Gerrard, zhvilloi ndeshjen e fundit në shtëpinë e Chelsea, pasi që në fund të sezonit, do të largohet nga Liverpooli.

Ishte John Terry që në minutën e 6’, shënoi për epërsinë e Chelsea, duke u bërë mbrojtësi më me së shumti gola në futbollin anglez, 39 gjithsejtë.

Kur skuadrat po përgatiteshin për të shkuar në pushim, ishte Steven Gerrard, që realizoi me kokë, për të barazuar në 1:1, rezultat që mbeti i pandryshuar në vazhdim të ndeshjes.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT