Derbi i “Madoninës” ndahet në paqe

Ka përfunduar në paqe derbi i 162 i “Madoninës”, me rezultat 0:0 që u luajt në Meazza. Me shumë raste shënim me dy gola të anuluar dhe një penallti iu mohua Interit. Skuadra e Roberto Mancinit ishte dukshëm më e mirë se e Pipo Inzaghit, sidomos në pjesën e dytë ku patën shumë raste shënimi. Xherdan Shaqiri në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 77’, i cili luajti bukur. Me ketë barazim Inter mbetet në vendin 10 me 42 pikë, ndërsa Milani në vendin e 9 me 43 pikë./DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT