Deputetja Geci-Kurtit: Që ke Zot, që ke fe, që ke Atdhe tërhiqe vendimin për shkarkimin e Veliut

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci i është lutur kryeministrit të vendit, Albin Kurti që të tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut si dhe t’i hap rrugët e mos t’i mbyllë ato.

“Unë ju kam shkruajtur edhe një letër të hapur dhe dua ta përsëris edhe në Kuvend.S’dua të mbaj fjalime politike, por si qytetarë kam një lutje për ju Z.Kurti, si grua e dikujt, si nanë, si deputete, si një bijë e një shtëpie prej më të mëdhave në Kosovë, dua të të lutem për hir të atyre që dhanë më të shtrenjtën e tyre që dhanë jetën për këtë tokë, për hir të gjakut të familjes Jashari, e të atyre që ranë për liri.Për hir të rinisë, të fëmijëve, të nënave, baballarëve e gjyshërve tanë, të lutem tërhiqe vendimin për shkarkimin e Z.Veliut, hapna rrugët dhe mos na mbyll rrugët, që ke Zot, që ke fe, e që ke Atdhe, të lutem tërhiqe atë vendim”, tha Geci, transmeton Indeksonline.

Ajo tha se nuk mërzitet për vete, por se tashmë qytetarët janë lodhur nga mbajtja e inateve personale.

“Nuk jam duke u mërzitur për veten time, as për ty e as për njërin që jemi në këtë Kuvend, por i kemi lodhur qytetarët duke mbajtur inate personale.Tërhiqe atë vendim edhe për inat të Serbisë, sepse jemi në një kohë të pakohë, me probleme emergjente shëndetësore.Andaj ju lutem edhe një herë, tërhiqe atë vendim dhe dëgjojeni ministrin, Anton Quni, se nuk ligesh as koritesh, vetëm forcohesh”, shtoi ajo./Indeksonline./