Deputetja e Vetëvendosjes tregon se a u tërhoq VV nga posti i presidentit

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëri Nagavci ka postuar një shkrim pas mbledhjes së Lëvizjes vetëvendosje.

Ajo ka paralajmëruar tërheqjen e Lëvizjes vetëvendosje, duke thënë se Albin Kurti është një lider i cili përparësi i jep të ardhmes së vendit, e jo posteve, shkruan Gazeta Blic.Njoftimi i plotë:

Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj.Në të ardhmen ai do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare!