Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, nuk dëshiron ta shfrytëzojë shtetin për udhëtimet e saj. Ajo ka refuzuar mëditjen e Kuvendit të Kosovës për udhëtimin që ka bërë në Berlin. Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, gjatë raportimit të shpenzimeve nëntëmujore të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se ky është rasti i parë në qeveri i refuzimit të meditjes.
- Advertisement -