Deputetja e PDK-së kundër Hashim Thaçit, kërkon lirimin e aktivistit të Vetëvendosjes

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismajli ka kërkuar lirimin e aktivistit të Vetëvendosjes, i cili u arrestua pse e quajti presidentin Thaçi, hajn.

Ajo ka shkruar se e drejta e protestimit, është e garantuar, raporton Gazeta Blic.

Kërkoj lirimin e aktivistit politik Veron Hasani, si akt garantues i yni shtetëror për lirinë e protestës dhe fjalës së lirë!”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

E drejta e protestimit, në kuadër të konjukturave ligjore është e garantuar pavaresisht bindjeve politike dhe ideologjike.

Çdo shpërputhje e kësaj të vërtete është e papranueshme, sidomos kur kjo vie mbi gjykimet dhe trajtimet selektive të institucioneve.

Kërkoj lirimin e aktivistit politik Veron Hasani, si akt garantues i yni shtetëror për lirinë e protestës dhe fjalës së lirë!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com