Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Në Facebook derisa ka konfirmuar lajmin, ka treguar edhe për disa nga simptomat që po ndjen.
Postimi i saj:
Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…
Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:
Plogështi
Ethe
Temperaturë
Koll
Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…
Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.
- Advertisement -