Deputetja e AAK-së: Vota e Shalës nuk ishte vendimtare

Teuta Haxhiu, deputete e AAK-së, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se vota e deputetit Haxhi Shala nuk ishte vendimtare për Qeverinë Hoti.

Ajo thotë se nuk është mirë që dikush të bindet në momentet e fundit për t’ia dhënë votën dikujt, pasi sipas saj, Shala ka pasur mjaftueshëm kohë për të menduar për këtë çështje.

“Secili deputet që bindet në momentet e fundit për mua nuk është mirë. Nëse cilido deputet nuk e ka bindur veten që atë ditë kur është rrëzuar Qeveria Kurti se do të vijë një qeveri tjetër dhe e kemi pasur të ditur se ajo qeveri nuk do të udhëhiqet nga LDK-ja dhe qysh atëherë është dashur ta mendojë dhe ta bindë veten deri më sot. Konsideroj se diskutimet që mund të kenë deputetët e secilit subjekt janë çështje e brendshme e tyre dhe në suaza të kësaj e kisha lënë Shalën. Megjithatë, nuk do të thosha se vota e tij është vendimtare, pasi është një”, ka thënë Haxhiu.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com