Deputetja Labinota Demi thotë se komuniteti LGBT në Kosovë ka të drejtë të kërkojë mbrojtjen e interesave të tyre, gjë e cila u lejohet edhe me Kushtetutë.Ajo tha se shoqëria kosovare ende nuk është e gatshme të përballet me këtë fenomen.
“Si shoqëri mendoj që për një çështje që nuk është një debat i shterur dhe që vazhdimisht shihet si ç’rregullim i natyrshmërisë së njeriut, mendoj se shoqëria jonë ende nuk është e gatshme për të pranuar një komunitet të tillë”, tha Demi në emisionin ‘Rrokum Roll’.
Ajo theksoi se si deputete, nuk është e gatshme me përfitu në kurriz të kauzës së tyre politikisht./Rrokum/
- Advertisement -