Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka treguar se nesër do të hapet ekspozita që shpërfaq krimet makabre nga lufta e fundit.

Syla thotë se 20 vhet iu deshën fotoreporterit Alban Bujari që përmes fotografive të dëshmojë krimet makabre të shtetit serb në Kosovë.

“Nesër në ora 11:00 në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, bëhet prezentimi i ekspozitës për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, ndërsa unë i inkurajoj të gjithë qytetarët të shohin këtë vepër historike”, ka shkruar Syla.

“Ndjehem mirë që pata mundësi të kontribuoj në këtë drejtim dhe përfundimisht po realizohet kjo ekspozitë që shpërfaqe krimet makabre nga lufta e fundit”.

“Që nga nesër të gjithë do të kenë mundësinë të shohin këtë pasqyrim historik të ngjarjes më të madhe në vend, që u shënua me vuajtje, masakra e dhimbje që na përcjellin edhe sot. Krimet serbe po dëshmohen çdo ditë e më shumë. Këtë dëshmi e kemi detyrë. Lavdi të rënëve për liri!”.