Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, arben Gashi ka bërë të ditur se ka dalë pozitiv me coronavirus.
Ai ka treguar se jo vetëm ai por edhe familja e tij janë infektuar, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
“Të nderum miq,
Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor. Faleminderit!”, ka shkruar ai në Facebook.
- Advertisement -