Deputeti i LDK-së tregon se kur do të arrihet marrëveshja me “Vetëvendosjen”

Janë bërë 100 ditë prej se kanë përfunduar zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, përderisa dy subjektet politike që kanë fituar më së shumti vota me 6 tetor 2019, LVV-ja dhe LDK-ja, ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, raporton portali “Front Online”.

Lideri i partisë më të madhe në vend, LVV-së, Albin Kurti, në fund të nëntorit të kaluar, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja, pati deklaruar se Qeveria do të formohet brenda 72 orë, por as pas qindra orëve të tjera marrëveshja nuk është arritur.

Fatmir Rexhepi- Deputet i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar për Front Online se premtimi që Qeveria do të formohet për 72 orë ka qene pjesë e fushatës.

“Qeveria e vendit duhet të formohet sa më shpejtë. Premtimi se qeveria do të formohet për 72 orë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore ka qenë pjesë e fushatës,  kjo mund të arsyetohet, pasi që pas  rezultatit zgjedhorë është një kohë tjetër”, ka thënë Rexhepi.

E takimi i tetë ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës nuk rezultojë me marrëveshje edhe pse të dy u deklaruan se janë shumë afër arritjes së saj,  nga ky takim doli një kërkesë e re nga LDK-ja, e cila po këmbëngulë në postin e kryeparlamentarit.

Rexhepi: Pres të arrihet marrëveshja në takimin e radhës

Rexhepi tha se për arritjen e kësaj marrëveshje që postet të ndahen në mënyrë të barabartë janë duke punuar grupe punuese të dy partive. Ai tha se pretë që në takimi e radhës do të ketë marrëveshje, pasi që, sipas tij, vendi është duke pasur probleme në shumë fusha.

“Të dy partitë duhet ta rrisin dinamiken e angazhimit dhe sa më shpejtë të formohet qeveria. Grupet punuese të partive po punojnë që ta gjejnë një mënyrë sa më të mirë për ndarjen e posteve në mënyrë të balancuar. Kjo çështje iu takon atyre që ta gjejnë zgjedhjen më të mirë, ne po presim që të shohim se cila është më e mirA, Qeveria duhet të formohet sa më shpejtë, miratimi i buxhetit është  një çështje që nuk pret e vendi ka probleme edhe në sektor tjerë”,  ka thënë Rexhepi për “Front Online”.

Heshtin në “Vetëvendosje”

E nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë pranuar të deklarohen lidhur për këtë çështje.
Anëtari i kryesisë i kësaj partie Sami Kurteshi, tha për “Front Online” se nuk i takon atij të deklarohet për këtë, pasi, sipas tij, që janë grupet punues të partisë të cila po merren me arritjen e marrëveshjes.

“Unë jam anëtar i kryesisë, ajo çfarë është thënë deri me tani dihet, janë grupet punuese të cilat janë duke punuar në këtë aspekt” ka thënë Kurteshi.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com