Deputeti i LDK-së: Kadri Veseli nuk guxon të shkojë në zgjedhje pas Drenasit (Video)

Pas ngjarjeve në Drenas, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli nuk guxon të shkojë në zgjedhje.

Kështu ka deklaruar Deputeti i LDK’s Arben Gashi në emisionin Rrokum Rroll të Televizionit Rrokum.

Sipas Gashit, situata është e tillë që vendi nuk mundet të ketë zgjedhje, pasi ato nuk janë në favor të këtij zhvillimi.

“Nëse PDK në Drenas ka pas 19 mijë vota, dhe ka ra në 9 mijë, do të thotë se kanë humb 55 % të votave. Nëse me këtë logjikë shkohet edhe në Skenderaj ajo humbë 20 mijë vota. Pra këto humbje të votave kanë shkuar dikund, por nuk doket se kanë ardhe në LDK”.

“Me rëndësi është që në një zonë ku PDK në start ka pasë 50-60 mijë vota është përgjysmuar dhe nëse ky shembull shtrihet në krejt Kosovën, është një shembull jopozitiv për PDK’në”, ka thënë Gashi.

Gashi shtoi se për herë të parë pas 20 vjetëve të fundit, ka pas aktivitet politik të LDK’s në krejt katundet e Drenasit.