Deputetët nuk respektojnë masat Anti-COVID në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Para pak minutave ka filluar në Kuvend të Kosovës seanca konstituive e legjislaturës së tetë.

Ndonëse drejtuesi i seancës, Avni Dehari, përmendi respektimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19 nga ana e deputetëve, këta të fundit nuk po ju përmbahen atyre.

Edhe pse deputetët e zgjedhur po qëndrojnë me maska në sallë, ata nuk po mbajnë distancë mes vete.

Mes deputetëve nuk janë vendosur ulëse për mbajtjen e distancës, rrjedhimisht deputetët nuk po mbajnë distancën mes vete, duke u ulur afër njëri-tjetrit.

Në legjislaturën e kaluar, vet deputetët kishin kërkuar ndryshim të Rregullores së Kuvendit në mënyrë që seancat të mbaheshin në distancë, për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.

Megjithatë, një kërkesë e tillë nuk u përfill sot.

Kujtojmë që partitë politike ishin kritikuar e fajësuar për rritjen e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19, për shkak të fushatës zgjedhore./GazetaExpress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT