Deputetet e të gjitha trojeve shqiptare mbajn seancë të përbashkët

    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahet një seancë e përbashkët e deputeteve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës.
    Në një njoftim nga Kuvendi i Kosovës bëhet e ditur se në shenjë të 8 marsit – Ditës së Grave, mbahet seancë e përbashkët e deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me deputetet nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe gratë politikane nga Mali i zi dhe Presheva.
    Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:30.
    Para se të fillojë seanca, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Grupi i Grave Deputete do të presin mysafiret e kësaj seance në hollin e Kuvendit, duke filluar nga ora 11:00.