KQZ në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar rekomandimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Me formimin e Qeverisë së re me në krye Avdullah Hotin, disa nga deputetët e legjislaturës së kaluar kanë kaluar në poste ministrore, zëvendësimi i të cilëve është miratuar sot.

Visar Hoti të zëvendësojë Driton Selmanajn, Ismet Beqiri të zëvendësojë Arban Abrashin, dhe Faton Bislimi të zëvendësojë Armend Zemajn.

Ndërsa, nga Nisma Socialdemokrate e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte në koalicion me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë, është rekomanduar që Arbëreshë Krasniqi ta zëvendësojë Albulena Balaj-Halimajn.