Deputetët e Parlamentit të Kosovës, sot vizitojnë Luginën

Më 9 dhe 10 mars 2015, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, do të vizitojë Luginën e Preshevës. Me këtë rast ky Komision do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, i kryesuar nga, Jonuz Musliu, me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Gjatë kësaj vizite, Komisioni do të takohet edhe me qytetarë të Medvegjës. Komisioni do të vizitojë edhe disa shkolla të kësaj ane.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT