Deputetët e kuvendit ia mësyjnë Serbisë (Dokument)

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës pritet që nesër të udhëtojnë në Beograd ku do të takohen me disa deputetë të parlamentit të Serbisë.

Pjesë e delegacionit nga Kosova do të jenë: Blerta Deliu-Kodra, Besim Beqaj, Ganimete Musliu, Donika Kadaj-Bujupi, ,Sadri Ferati, Lirije Kajtazi, Ilir Deda, si dhe Slobodan Petroviç.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka konfirmuar për “Zërin” se delegacioni do të marrë pjesë në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance”.

“Është një konferencë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të jetë takim ndërmjet dy parlamentarëve”, ka thënë ajo. Ambasada zvicerane në Kosovë e ka sponsorizuar këtë takim.

Vlen të theksohet se takimi është pjesë e programit të përkrahur dhe financuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës.

CIG lehtëson dialogun konstruktiv si mjet për të fuqizuar bashkëpunimin ndërpartiak, pajtimin ndëretnik, si dhe përgatit analiza të çështjeve politike bashkëkohore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT