DEPËRTIMI

DEPËRTIMI 30 mars, 1999.
Vala e parë e “amanetit (skenarit) sheshelian”, mbi deportimin e një milion shqiptarëve nga Kosova, siq po duket ka filluar dje dhe sot! Edhe atë, sipas ca informatave të dorës së parë, në mënyrën më brutale dhe më çnjerëzore që është ushtruar gjerë më tani në luftërat e gjertanishme, në ish Jugosllavi. Fitojë përshtypjen, se sikur të ngjante një “veprim i tillë” i dëbimit të organizuar të qytetarëve në ndonjë vendi tjetër më të zhvilluar dhe më të emancipuar Evropian, atëherë kuptimi i deportimit me dhunë, ashtu siq u veprua në luftën e dytë botërore me ebrejt, e tash me shqiptarët e Kosovës, do të alarmonte tërë opinionin demokratik dhe paqedashës!
Mua personalisht, më brengosë: çështja e rënies së elitës (sidomos!) politike në provim moral dhe politik, këtyre ditëve të vështira për popullin shqiptar të Kosovës.
Them në provim moral, shkaku se asnjë subjekt politik i Kosovës, i cili më parë çirrej për do farë dokrrash demokratike dhe një farë rendi të “duhur” demokratik në shoqërinë shqiptare të Kosovës, nuk qe në gjendje të dal para popullit të vetë dhe të prononcohet për veprimet e nevojshme në këso situate të luftës!           Turpi i këtij morali të dyfisht, tani doli në sipërfaqe dhe u vërtetua se Kosova dhe Lëvizja e sajë (paqësore së bashku me atë ushtarake) ishin vetëm një improvizim i thjesht provizor që si imperativ nuk e kanë pasur : as çlirimin e vendit nga zgjedha e regjimit milloshieviqian, as ndërtimin shoqërisë civile dmokratike, e as shpëtimin e popullsisë civile, por parasëgjithash krijimin e parakushteve për ndonjë post eventual në këtë shoqëri të çoroditur anomike të Kosovës?!
Në shumë shkrime të mija të mëparshme (bile edhe në një simpozum të organizuar nga Instituti Albanologjik) një herë pata theksuar publikisht (!) se: është e pamundur të ndërtohen paralel edhe diskursi demokratik (sipas standardeve tashma të dëshmuara përëndimore) e edhe ai shtetëror, nën kushtet e një okupimi klasik?!
Kjo vrejtje e imja pat zhvilluar atëbotë interesim të konsideruar (çuditërisht) jo tek kolegët e mij shkencorë të simpoziumit, por tek gazetarët! Që të bënin të dyshosh tërësisht në sistemin e institucioneve tona akademike, ngase interesimi për këtë dyshim timin të arsyeshëm shkencor, në vend që të shprehej nga ata, u shpreh ekskluzivisht nga gazetari i Evropës së Lirë (Ismet Hajdari) dhe atij të  Zërit të Amerikës (Ibrahim Osmani), me të cilët pata edhe intervistë direkte.
I tërë ky korpus dyshimesh, që ishte evident gjatë tërë ndërtimit të shoqërisë së ashtuquajtur herë : “paralele”, e herë “demokratike” shqiptare në Kosovë, ra nga provimi për dy tri ditët e tanishme?
Elita politike, ra në provim politik, shkurt se me këtë mosinteresim dhe indeferencë të paparë për fatin kolektiv të popullit ë vetë, ajo faktikisht e nënshkroi shlyerjen e vetëvehtës nga aspiratat e veta të projektuara më parë!
Situata e tanishme e sjelljeve nonshalante të dy grupimeve shqiptare (atij violent dhe atij joviolent), për reperkusion për bindjen time do të ketë zbrazjen konstante të Kosovës nga elementi shqiptar, gjë që në një mënyrë edhe është synim i kahmotshëm i Serbisë.
Kam frigë ë mos të na përsëritet Toplica, Kurshumlia, Nishi, Kosanica, etj. prej nga u përzunë në shekullin e kaluar me mijëra qindra shqiptarë etnik. Ripërsëritja e tillë e historisë sonë, kësajë radhe do të ketë pasoja katastrofike, edhe për shkak se sistemi i ridefinimit të strategjisë serbe ndajë elementit shqiptarë në Kosovë, është shumë më i perfeksionuar dhe më i organizuar.
Shpresojë, se nuk do të na ripërsëritet historia edhe ashtu e hidhur e shpërnguljeve nga vatrat tona. Më mbanë shpresa, se kësajë radhe drejtësia e faktorit është në rrugë të drejtë të ua kthejë shqiptarëve më në fund borgjin. Të përkujtojë kalimthi vetëm se: gjatë historisë së qenësimit aksidental të shqiptarëve kanë ndodhur më së paku pesë valë të rëndësishme të dëbimeve me dhunë nga vatrat e tyre:
1/ Vala e parë, që përfshinë periudhën e viteve 1878 (Nishi, Toplica, Kosanica, Kurshimlia, Smedereva, Palanka, etj.)
2/ Vala e dytë, që përfshinë periudhën pas tërheqjes së perandorisë Otomane nga Ballkani, ne vitin 1912/13.
3/ Vala e tretë, periudhën e sistemit komunist, ose asajë të Rankoviqit.
4/ Vala e katërtë, ajo e viteve të postdemonstrimit civilizues ndajë sistemit diskriminues serb, në vitet 1990. Ku sipas ca të dhënave zyrtare janë shpërngulur gjerë një gjysëm milioni shqiptar etnik nga Kosova.
5/ Vala e pestë, është kjo e fundit e cila për nga përmasa ua tejkalon të gjithave të mëparshmeve. Ngase, thjesht, nga trungu i tyre thjesht shkulen me dhunën më të egër një milion shqiptar etnik nga vatrat e tyre shekullore.
Shkëputur nga libri i profesor Fadil Malokut “VETË ZOTI NA SHPËTOJË” (Ese Sociologjik për Luftën)
Nesër “ITINERARI” 1 prill, 1999
- Advertisement -

MË TË FUNDIT