Superylli i PSV-së, Memphis Depay, ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.
Anësori holandez që vlerësohet me 31 milionë euro, është një ndër talentët më të kërkuar në futbollin evropian për momentin, teksa edhe Liverpooli me Tottenhamin kanë shprehur interesim të madh për të.
Burime të ‘Goal’ kanë mësuar se PSV ka bërë një progres në negociatat me Unitedin për transferimin e 21-vjeçarit në Old Trafford.
Në këtë transferim do të ndikojë shumë edhe marrëdhënia e lojtarit me trajnerin e Djajve të Kuq, Louis Van Gaal, i cili i ka dhënë anësorit debutimin me kombëtaren para se ta thërriste edhe në Kampionat Botëror, ku ai shënoi dy herë dhe ishte i nominuar për lojtarin e ri më të mirë të kampionatit.
- Advertisement -