Dënohet Menez

Lajmet e këqija nuk kanë fund për Milanin. Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta, skuadra kuqezi do të duhet t’i luajë katër ndeshjet e ardhshme , pa futbollistin kryesor të ekipit, mesfushorin francez Zheremi Menez.
Kështu ka vendosur Federata e Futbollit të Italisë, e cila e ka pezulluar me katër ndeshje futbollistin për shkak të sjelljeve të pahijshme dhe ofendimit të gjyqtarëve pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Xhenoas të cilën Milani e humbi 3-1.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT