Dënimi i komandantëve të Drenicës, provokim apo rastësi

Drenica në çdo kohë e rrethanë qëndroi si kështjellë e pamposhtur nga sfidat dhe goditjet që mori nga armiq të ndryshëm që përkonin me interesat nacionale të kombit shqiptar. Në mesjetë Milosh Kopiliqi, në kohën e  formimit të  shtet kombëve Ahmet Delija, Azem Bejta, Mehmet Gradica e Shaban Palluzha gjerë në luftën e fundit  Adem Jashari, Fehmi Lladrovci dhe shumë trima të tjerë. Drenica qëndroi e pamoshtur dhe nga çdo sfidë u forcua dhe më shumë. Drenica ishte në ballë të luftës për liri dhe pavarësi, drenicasit janë të brumosur të jenë të pavarur ndoshta vetë toka uji ajri relievi i bënë drenicakët të tillë.

Në fillim vitet e 90-ta dhe kah mesi i tyre, për shumicën e qytetarëve të Kosovës të takoj ndonjë pjesëtar të UÇK-së ishte një fat i madh. Më mburrje në shoqëri i përshkroje ushtarët se ishin me maska të armatosur deri në dhëmbë dhe ishin tejë mase të  sjellëshëm me qytetarët, gjatë kontrollëve të tyre rutinë këta trima kishin shpallur Drenicën pothuajse zonë të lirë dhe ishin mishëruar më qytetarët e asaj treve. Kësaj celule autoritetet serbe i kishin rënë në gjurmë dhe i dënuan në mungesë shumicën e antarëve  të tyre  me nga 20 vite burg,duke u bazuar në dyshimin se në gjysmën e dytë të vitit 1992 pas qendrimit në Republikën e Shqipërisë janë stërvitur më pjestarët e armatës shqiptare nën komandën e eprorëve të tyre,dhe posa janë kthyer në territorin e komunës së Serbicës (Skënderaj) kanë formuar grupin. Ky grup është stërvitur me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbajtur mbledhje në të cilat kanë planifikuar kryerjen e aksioneve pothuajse në tërë teritorin e Kosovës.  Autoritetet serbe përmes një kurthi të ngirtur kishin zënë pjestarin Besim Rama,thirrjet e tij për të shkrepur rafale në drejtim të tij dhe forcave serbe kishin hasur në vesh të shurdhër nga pjestari tjetër i UÇK-së, me të cilin tani kaluan një pjesë të burgut duke përjetuar torturat me ç’njerëzore që mund të paramendoi njeriu, zënja rob ishte shumë më e rëndë se vdekja.

Në Prishtinë mbretronte një atmosfer qetësie, ndërsa u zhvillohej gjykimi i grupit të Drenicës, forcat okupuese kujdesëshin për të mbajtur rëndin gjatë përzegjedhjës së misit kosovar, ndërsa me 4 tetor 1996 gjykata e instaluar serbe në Prishtinë  lëshoj aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve kundër 15 qytetarëve për kinse përkatsin e tyre në një organizatë terroriste shqiptare, duke i dënuar shumicën e tyre në mungesë më nga 20 vite burg.

Serbia ishte Agresori

Nuk mund të tërhiqet simetri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

 Vrasje dhunime plaçkitje dhe masakra të ndryshme kishin bërë forcat serbe duke vra gra shtatzëna, fëmijë e pleq mos të flasim për civil të moshës madhore, këta monstrum të veshur me uniforma të ushtrisë dhe policisë serbe kishin  pirë verë nga kafkat e njerëzve të vrarë. Sikur këto forca  ishin brumosur nga koha e çetnikëve në kohën e Drazha Mihailoviqit për të eliminuar gjithçka që u del para, zatën dhe në artin e ushtrisë e kishin strategjinë e djegies dhe shkatërrimit, për dallim nga ushtritë përëndimore të cilat kanë strategjinë  vetëm të shkatërrimit të mjetëve të teknikës ushtarake dhe pjesëmarrësve drejtpërdrejt në luftë. Ushtria serbe kishte aplikuar stratëgji të ndryshme  gjatë operacionëve të sajë si “patkoj” “toka e djegur” etj.

Krenar me emrin e UÇK-së

Të shikosh në retrospektivë të kaluarën të ngjallë krenari për atdhedashurinë e bërthamës së UÇK-së,të bënë të mbroshë me fanatizëm vlerën e saj. Askush nuk ka besuar që komandanti i SHP të UÇK-së dhe poashtu komandanti  i ZO të Drenicës i zonës me të fuqishme të UÇK-së do akuzoheshin me akuza tejët të ulta që as naivi më i madh nuk do t’i besonte. Për një ushtarak apo qytetar të rëndomtë është demagogji e paskurupllt aktakuza kundër  komandatit të ZO të Drenicës se do të privonte nga jeta ndokënd me duar të lidhura dhe sy të mbyllur, ish-komandanti i  ZO të Drenicës kurrë nuk do vriste dikënd me duar të lidhura, ishte shembëlltyre për luftëtarët e asaj ane, zatën ata e vënë në pozitën e udhëhqësit të tyre. Brumosja e UÇK-së ishte të luftosh dhe të vdisësh më nderë edhe pse kishte të bënte me supermacin  teknike ushtarake njerëzore serbe, por morali i luftëtarëve të UÇK-së ishte jashtzakonisht më i madh se i forcave okupuese serbe, shqiptarët dhe historikisht janë të dëshmuar së bëjnë luftë të pastër.

 Dënim politik për grupin e Drenicës

Fundin e majit të këtij viti shumica e qytetarëve të Kosovës e kanë pritur për kalimin e ca formalitetëve për lirimin e komandantëve të UÇK-së nga akuza, mirëpo hasën në një të papritur të madhe dënimin e tyre. Dënimi i komandatëve të Drenicës mund të shihet nga dikush si dënim tëndëncioz me prapavijë politike.

Bernar Kushner thotë  “Po të kishte çmim për liri ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjës së tij”

Këta komandant ishin shokë të Adem Jasharit dhe dekada të tëra kaluan në shërbim të atdheut.

Themelet e lirisë së Kosovës janë në Drenicë, në Prekazin e Ahmet Delisë,të Tahir Mehës, Adem e Hamëz Jasharit ,Fehmi Lladrovcit, Ilaz Kodrës e shumë komandatëve e dëshmorëve të rënë dhe e shumë komandatëve e luftëtarëve që në sajë të fatit mbetën gjallë.

Për Serbinë,shqiptari i mirë është vetëm “shqiptari  i vdekur” këtë thënjë mbase e kemi dëgjuar shumë herë.

Ndërsa në kohën moderne sikur dikënd po e pengon zhvillimi i gjithëmbarshëm dhe merrën vendime për të dënuar me akuza tejet absurde,vetëm e vetëm të realizohet qëllimi i ndokujt natyrisht që punon kundër interesave nacionale të shqiptarëve.

Shkruan: Fehmi Rama

- Advertisement -

MË TË FUNDIT