Dëmtoi bankën për 100 mijë euro, arrestohet menaxheri

 

Njësiti i Hetimit kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara më 09.03.2015 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin menaxher në një filiale të një banke në Kamenicë.
Njësiti i Hetimit kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara më 09.03.2015 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin menaxher në një filiale të një banke në Kamenicë, i cili në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër kanë shkaktuar dëm material bankës në vlerë prej rreth 100.000 euro.
Duke lëshuar kredi pa mbulesë, shfrytëzim i personave të tjerë për të garantuar, deponim në llogari të klientëve dhe lejim i kredive pa dijeni të tyre të cilat mjete i kanë shfrytëzuar për nevoja personale.
Të dyshuarit po ashtu në mënyrë të paautorizuar janë qasur në llogari bankare, kanë tërhequr dhe transferuar mjete pa autorizim në llogari bankare të klientëve.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT