Një lokal është dëmtuar në rrugën 28 Nëntori në Skenderaj, por shumë shpejt Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj personin e dyshuar, shkruan Drenica Press.

Lidhur me rastin e kësaj vjedhje Policia e Kosovës thotë se është arrestuar një person i dyshuari, pasi i njëjti me mjet të mprehtë, ka dëmtuar xhamin e lokalit pronë e ankuesit mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.