Nga reshjet e pandërprera të shiut, fshati Arllat i Drenasit, e ka pësuar keq.

Përveç përmbytjeve në rrugë, edhe një fermë me pula është mbushur me një sasi të madhe të ujit.

Në disa pamje që kanë dërguar disa lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet se tërë ferma është marrë nga uji, gjersa pulat ishin brenda.

Në fotografi shihet se si shpezët janë strukur duke u munduar që t’i shamgen përmbytjes./IndeksOnline/