Demarkacioni, në duart e deputetëve të Dukagjinit

Janë gjithsej katërmbëdhjetë deputetë të koalicionit qeverisës (PDK – LDK) dhe dy të pavarur nga rajoni i Dukagjinit, votat e të cilëve do të jenë përcaktuese nëse do të votohet ose do të hedhet poshtë sot marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.Koalicioni qeverisës ka gjithsej 67 deputetë shqiptarë, 11 i ka Lista Serbe, gjashtë deputetë janë nga komunitetet joshumicë dhe gjashtë deputetë të tjerë janë pa grup parlamentar, shkruan “Epoka e re”.
Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi mund të ratifikohet me 80 vota të deputetëve. Tri partitë opozitare tashmë janë deklaruar se deputetët e tyre nuk do ta votojnë këtë marrëveshje. Të mërkurën PDK-ja dhe LDK-ja janë shprehur unike për ratifikimin e demarkacionit. Edhe faktori ndërkombëtar në Kosovë sërish ka bërë thirrje për debat të qetë dhe pa dhunë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT