Demarkacioni mund të shkaktojë incidente dhe tensione

Tensione e incidente në kufirin me Malin e Zi janë paralajmëruar tash kur bëhet gati një vit prejse Qeveria e ka nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit me fqinjin perëndimor, por të cilën as nuk e ka nxjerrë për ratifikim në Kuvend dhe as nuk ka përmbushur kërkesën e opozitës që ta anulojë.

E përkundër kësaj, Qeveria mbetet në këmbë, shkruan sot Koha Ditore.

Në gushtin e vjetëm Hashim Thaçi ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe në këtë cilësi e kishte firmosur Marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.

Tash është president shteti dhe para një jave ka paralajmëruar se ratifikimi i këtij dokumenti do të bëhet brenda dhjetë ditësh. Kryeministri Isa Mustafa, ndërkaq, ka shprehur qëndrimin se Kosova duhet ta bëjë shënimin e kufirit me Malin e Zi, por nuk e ka precizuar se kur.

Megjithëkëtë, në dy partitë kryesore në pushtet, PDK e LDK, ka deputetë që bashkë me ata të opozitës e kundërshtojnë marrëveshjen. Numri i tyre është i tillë, sa të pamundësojë ratifikimin, proces që kërkon së paku dy të tretat e të 120 ligjvënësve sa ka Kuvendi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT