Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare Adem Demaçi, në një intervistë për “Zërin”, ka thënë se Kosova sot gjendet në një situatë tepër të vështirë në të gjitha aspektet, si në atë politik, ekonomik, arsim dhe shëndetësi.
Demaçi mendon se Kosova që nga koha e pasluftës nuk ka pasur asnjë zhvillim pozitiv.
Ai ka thënë se problemi kryesor është depolitizimi i sistemi tonë shtetëror, duke shtuar se politika i ka kapur të gjitha institucionet dhe mënyra se si po i drejtojnë nuk është e këndshme, nuk është e drejtë dhe mënyra se si ata po veprojnë nuk është në interesa të përgjithshme, por në interesa të disa individëve.
Ndërkaq, ai ka thënë se është i gatshëm që të bëhet edhe president nëse populli e kërkon një gjë të tillë. /zëri/
- Advertisement -