Federata e Futbollit të Kosovës ka qenë njëra prej temave më të përfolura në vendin tonë kohëve të fundit.

Ditë më parë, FFK-ja organizoi edhe Kuvendin Zgjedhor, ku u zgjedhën anëtarët e rinjë të Komitetit Ekzekutiv, raporton Zëri.info.

Por, kuvendi në fjalë kaloi me tensione dhe debate të ashpëra kur presidenti Agim Ademi kërkoi votëbesimin.

Në lidhje me këtë ka folur edhe delegati i klubit të Drenicës, Ramiz Shala, i cili ka qenë shumë i zhurmshëm në kuvendin e 27 janarit.

Ai ka treguar një rast tejet interesant në lidhjen rajonale, të zgjedhjes së Xhelal Brojës.

“Duhet të bëhen reforma të mëdha, nuk më intereson kush është president, a është Agim Ademi apo kush?”, u shpreh Ramiz Shala në ‘Dueli Sportiv’, përcjell Zëri.info.

“Po ua përmendi një rast, Xhelal Broja dhe Vojvoda në lidhjen tonë rajonale ishin në garë për një vend në Kuvend”, ka thënë ai.

“Xhelali i mori shtatë vota, Vojvoda i mori gjashtë vota, por, asnjëri s’kishte drejtë të shkonte, pasi duheshin nëntë vota nga 17 gjithsej”, tregon më tej delegati drenicas.

“Madje, a e dini se pesë nga votat e Xhelalit ishin nga shkollat private të futbollit. Për këtë arsye duhen reforma”, shtoi Shala.