Majori Cory Van Sloten bashkë me disa ushtarë nga kampi ushtarak i Bondsteelit në Kosovë, vizituan të premten një xhami në Prishtinë ku diskutuan për rëndësinë e lirisë dhe tolerancës fetare.

Van Sloten iu bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të garantojnë liritë fetare të qytetarëve pa dallim.

“Dëshiroj t’iu inkurajoj që të punoni për liritë fetare, dialogun fetar dhe bashkëpunimin fetar…Për të gjitha besimet në Kosovë bashkëpunimi sjellë paqe. Paqja qoftë mbi ju”, deklaroi majori Cory Van Sloten.

Po ashtu u diskutua mbi miqësinë e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën, njofton Zëri Amerikës.

Gjatë ligjëratës para besimtarëve që ishin mbledhur në xhami për të bërë faljen e përjavshme të Xhumasë, majori Sloten foli për raportet e vendlindjes së ti Iowa-s me Kosovën.

Ajo që filloi si partneritet ushtarak, ka vazhduar me partneritetin në bujqësi, biznes dhe programe shkëmbimi. Si rezultat i këtij bashkëpunimi Kosova ja një konsullat në shtetin tonë IOËA. Shpresojmë dhe lutemi që ky partneritet me Kosovën të vazhdojë e të rritet”.

Që nga viti 2013 Kosova dhe shteti i Iowa-s kanë filluar një bashkëpunim në fushën ushtarake.