Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga kryetari Visar Ymeri dhe deputetët Albin Kurti, Rexhep Selimi e Aida Dërguti kanë vizituar kompleksin memorial Adem Jashari. Në disa fotografi të postuara në ‘Facebook’, ata shihen dukë bërë homazhe pranë këtij kompleksi.
Delegacioni i VV-së është pritur edhe në konakun e kësaj familje nga Lulzim Jashari, djali i komandantit Adem Jashari.
Postimi i plotë i Vetëvendosjes:
28 Nëntori, më shumë se sa festë është projekt. Projekt për të cilin u flijua familja Jashari.
Sot, para varreve të tyre, u zotuam që projektin për të cilin ata ranë, do ta qojmë deri në fund.
- Advertisement -