Delawie: Përvojat më t’mira të drejtësisë amrikane do t’i sjellim në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se ambasada mbetën të përkushtuar që ta ndihmojë sistemin e drejtësisë në vend.

Këto komente Delawie i ka bërë në organizimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, ku po mbahet një takim mes profesionistëve të fushës së drejtësisë, njofton Klan Kosova.

“Ndërkohë për çështjen e integritetit dhe ndihmës në këtë fushë do të angazhohet edhe një organizatë nga Amerika”.

Ai tha se përvojat më të mira amerikane do t’i sjellin në Kosovë.