Nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës.Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 24.484.