Alessandro Del Piero ka vetëm lëvdata me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Ylli i Barcelonës dhe ai i Real Madridit janë të përfshirë në një debat të vazhdueshëm për epitetin e futbollistit më të mirë në botë.
Por, Del Piero sheh shumë ngjashmëri mes tyre, dhe i konsideron si ikona të sportit.
“Mendoj se njëri e bën tjetrin të tregojë më të mirën nga vetja, si të gjitha rivalitetet e mëdha në sport”, deklaroi ai për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.
Ish kapiteni i Juventusit i krahasoi ata me dy yjet e mëdhenj të tenisit, Roger Federer e Rafael Nadal.
“Ata janë dy lojtarë që luftojnë që të bëhen më të mirët në sportin e tyre, si Federer e Nadal”, shtoi ai.
Mirëpo, Del Piero nuk arrin t’i ndajë ata duke e veçuar njërin si më të mirë se tjetrin.
“Kush është më i miri? Kjo është si të më pyesni nëse më pëlqen më shumë mami ose babi! Do të preferoja të mos e thosha”, theksoi Del Piero.