Del ekspertiza e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani që vdiqën në Shqipëri

Ekspertët mjeko-ligjorë kanë dalë në përfundimin se shkak i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, që vdiqën në Shqipëri, është helmimi nga kërpudhat.

Gjithashtu janë duke u kryer edhe analizat e ushqimeve, konkretisht të kërpudhave, që janë gjetur të gatuara në shtëpi.

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, ata nuk mundën të jetonin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT