Degjeneron debati mes Niko Komanit dhe Viola Qyrës në ”Style Star” (VIDEO)

Para se të jepte pikët dhe gjykimin e tij për Vjolën, Niko ka dashur të flasë dhe për komentet që konkurentja bëri për Donika Locin në fillim të spektaklit.

Niko theksoi ndër të tjera se atij i duket absurde që një konkurente, i pëlqen apo nuk i pëlqen opinioni i jurisë, të kritikojë një person që është zgjedhur nga një produksion i tëre. Konkurentja replikon duke thënë se Donika e ka sulmuar vetëm të personalisht.
Dhe pasi në këtë debat ndërhyri dhe pjesa tjetër e jurisë kur erdhi momenti i pikëve, Niko u shpreh se për sjelljen ka humbur dy pikë. Pasi jep pikët ai edhe kthehet me shpinë nga konkurentja edhe vetë Kiara. Ai rikthehet si pjesa tjetër e jurisë vetëm pasi Kiara i thotë se kjo ishte mungesë respekti edhe ndaj saj, veprimi që ai sapo bëri.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT