Dega e NISMA-s në Drenas sqaron opinionin për koalicionin opozitar

Dega e NISMA-s në Drenas sqaron opinionin për koalicionin opozitar

Shkruan Shemsi Elezi

 

Antarë, simpatizant të Nismës për Kosovën ju anëtarë dhe sipmatizant e pjesëmrrës të shumë të aktiviteteve të opozitës së bashkuar. Duke qene në presion të vazhdueshem nga shumë mbështetës, veprimtar, anëtarê kryesie dhe kryetar nëndegesh, lidhur me zhvillimet e fundit në NISMA për Kosovën dhe pas shkatërrimit të frontit Opozitar, ndjejë si obligim të sqarohem si me poshtë; Unë si përfaqesues i juaj në Këshillin Kombëtar të Nisma për Kosovën pas marrëveshjve për koalicionin parazgjedhor AAK-NISMA, deklaroj se kamë mbrojtur plotësisht parimet bazë mbi të cilat është formuar Nisma për Kosovën si dhe qellimet mbi të cilat u krijua Opozita e bashkuar në Drenas. Prandaj ripërsëris kundërstimin tim lidhur me këtë marrëveshje të cilet jam i bindur se i kanë thyer parimet për të cilat jami bashkuar dhe si rezultat une personalisht do mbrojë fuqishem jo vetem kauzat mbi të cilat besuam bashkarisht por edhe fjalën e dhenë për ndryshimin e dhenë. Aktiviteti disa vjeçar i shumë të rinjve e të rejave që ishin të palodhshëm në përkrahjen së pari në kuadër të Iniciativës qytetare e tash dy vite edhe të Nismës për Kosovën u thyen keqas diteve të fundit të cilat shpresat i mbanin tek ne. Përçarja e opozitës së bashkuar nuk solli asgjë tjetër pos dëshprimit tek njerëzit dhe popullata e cila edhe ditët më të shënuara nuk pati mundësi t’i festoj por protestoj dhe u pergjak me shpresën për ndryshim. Dëshprimi nuk u zvogëlua dhe ai vetëm sa u rrit kur dikush pa ndonjë ëndërr duke u joshur me karramela dhe duke vazhduar vallen” hajde ta valojna “ e pastaj duke kërkuar njërëz të nënshtruar për të ngushtuar frontin opozitar nga tri subjekte dhe shoqëri civile në dy parti që asesi nuk po mund ta marrin vehten. Me datë 12.04.2016 Këshilli kombëtar i Nisma për Kosovën kishte pikë të rendit të ditës edhe një propozim interesant për një koalicion parazgjedhor edhe pse nuk diheshin se kur do të ketë zgjedhje. Propozimi nuk paragjykonte se kush dhe me kend do të bëjë koalicion por vet ata që kishin pregatit këtë propozim treguan se fjala ishte për një koalicion me AAK-në por edhe me të tjerët që dëshirojn të jenë pjesë e tij. U thurën fjalë shumë të mira sa që mendoja a jemi në Kosovë apo dikund tjetër ku demokracia ka arrit nivel të lartë. Të nderuar aktivistë, simpatizantë dhe koleg/e e tria subjekteve opozitare në Drenas, edhepse ishte e veshtirë, ishte kënaqesi të protestojë bashkarishtë me ju në sherbim të kauzës se madhe Kombëtare. Ne u bashkuam sepse besuam se lufta jonë po bëhej për shtet e jo për pushtet. Unë isha kundër kësaj marrëveshje joparimore duke kërkuar që kjo të shtyhet derisa të përfundojë debati në degët dhe nëndeget e Nismes. Tjetër fakt kërkova që së pari të mbaheshin zgjedhjet e brendshme partiake sipas parimit mbi të cilit jemi formuar “Një anëtar një votë” e pastaj strukturat e reja do të kenë mandat më të fuqishëm për të vendosur për këtë çështje. Unë mendoj dhe besoj se më këtë kam mbrojt edhe qendrimin tuaj dhe kjo ka qenë kërkesë dhe e juaja se vetëm opozita e bashkuar mund ti shkurtojë mandatin kësaj Qeverie antikushtetuese dhe të pengojë implementimin e dy marrëveshjeve të demshme për Kosovë. Kjo marrëveshje koalicioni e një niveli të tillë më së shumti ka dëmtuar këto dy subjekte dhe ka thelluar dëshprimin tuaj. Andaj thirrja ime është qe të rrimë të bashkuar në frontin e gjëre opozitar e cila është vetmja shpresë për te ikur nga varri të cilen po e hapë kualicioni AAK-NISMA. Ne ju thërrasim qe deshprimin tuaj ta kthejmë në forcë dhe mobilizim me të fuqishëm qe fjalën e dhenë ta bëjme realitet.

Autori i shkrimit është antari i këshillit kombetar të NISMA për Kosovën dhe nënkryetari i Deges në Drenas.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT