Partia Demokratike e Kosovës, dega në Klinë, është rritur për 48 anëtarë. Por këta 48 anëtarë i janë bashkuar PDK-së duke braktisur AAK-në e Ramush Haradinajt.
Në mesin e të aderuarve në PDK është edhe ish kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës, Enver Berisha, bashkë me kryetarin e degës, Bedri Gashin.
Tashmë Ramush Haradinajt partia po vazhdon t’i zvogëlohet. Vetëm muajt e fundit kjo parti është braktisur nga dy deputetët të Kuvendit të Kosovës dhe po ashtu shumë anëtarë e kanë lënë Haradinajn duke shkuar në parti tjera./Indeksonline/
- Advertisement -