Një qytetar i Deçanit, i cili jeton në Zvicër dhe ka ardhur për pushime në vendilindje, thotë se gruaja e tij është helmuar por ajo që habit është se ata nuk kanë konsumuar asnjëherë ujë nga ujësjellësi.

Ramë Tetaj ka thënë se gruaja e tij e helmuar ka simptoma si të vjella dhe barkqitje.

“Kam ardhë para tri ditëve prej Zvicrës, sot gruaja ime është në emërgjencë dhe mund të ju them se prej kur kemi ardhë nga Zvicra ujë nuk kena pi. Vec ujë të blemë e jo të ujësjellësit. Momentalisht gruan e kam shumë dobët. Ka simptoma të vjelljes dhe barkjëqitjes. Plus e kam gruan e vëllaut dhe vëllanë. Tre anëtarë dhe nuk më ka kap kurgjo”, tha ai në Politiko të Kanal 10./Reporteri.net