Sot, rreth orës 10:00 hetuesit e Njësitit të Hetimeve pran Stacionit policor në Deçan pas një pune intensive operativo-hetimore kanë arrit që të identifikojnë personat të cilët i kishin në posedim armët automatike.

Hetuesit e këtij njësiti hetimor duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe me veprime operativo – hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe lokalizojnë personat e dyshuar shtetasit shqiptar të Kosovës A.H.(1996) dhe R.H.(1991).

Prandaj në koordinim me prokurorin e shtetit , me datë 13.03.2015 rreth ores 10:00 me një plan operativo-taktik , hetuesit e Sektorit të hetimeve pran këtij stacioni policor, nën asistencën e Njësiteve patrulluese të sektorëve kanë kontrolluar (bastisur) një lokacion në fshatin Strellc i Epërm – Deçan ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata automatike AK -47 cal.7.62 mm dhe një karikator.

Dy te dyshuarit janë shoqëruar për në stacion policor ku janë intervistuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedure të rregullt me vendim te prokurorit të shtetit./Indeksonline/