Dëbohen nga Gjermania edhe 121 kosovarë

Sot, nga Aeroporti Baden-Airpark afër Karlsruhe-s janë nisur për në Kosovë 121 refugjatë të dëbuar. Të gjithë ata jetonin në landin Baden-Württemberg, ka njoftuar një zëdhënës i sektorit përgjegjës brenda qeverisë, në Karlsruhe.

Ndërsa sipas një zëdhënëseje të aeroportit, dëbimi ka shkruar pa probleme, gjegjësisht nuk janë shënuar incidente.
Nga ana tjetër, një organizatë që mbron refugjatët “Forumi i Freiburgut kundër diferencimit” sot në orët e mëngjesit ka protestuar në Freiburg me transparente të ndryshme kundër dëbimit.
Siç shkruan “Stuttgarteszeitung.de”, refugjatët janë sjellë veç tjerash edhe nga qytetet Heidelberg dhe Mannheim. As atje nuk janë shënuar incidente.

Në fillim të prillit në Kosovë ishin dëbuar 66 refugjatë kosovarë, 32 prej të cilëve nga Baden-Württembergu, transmeton albinfo.ch. Para kësaj nga aeroporti i përmendur janë kryer gjashtë fluturime me refugjatë të dëbuar, veç tjerash për në Serbi dhe në Maqedoni.
Gjithsej gjatë këtyre muajve të vitit 2015 nga Baden-Württembergu janë dëbuar 630 refugjatë. Ndërsa gjatë tërë vitit 2014 kanë qenë 1211 sish.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT