Debëlldehu vuan ende pasojat e demarkacionit

Banorët e fshatit Debëlldeh të Komunës së Vitisë i vuajnë ende pasojat e demarkacionit me Maqedoninë, i përfunduar qysh në vitin 2008.

Marrëveshja për shënimin e vijës kufitare vetëm sa ka rritur frustrimin e banorëve për tokat e mbetura matanë kufirit. 22 hektarë tokë, pronë e shqiptarëve kosovarë, ende gjenden nën administrimin e shtetit maqedonas, shkruan sot Koha Ditore.

Kur problemeve me kufirin u shtohen edhe kushtet e vështira ekonomike e mungesa e perspektivës për fëmijët – bëjnë që Debëlldehu të zbrazet dita- ditës.

Marrëveshja me Maqedoninë – në “kurriz” të banorëve

Me përjashtim të infrastrukturës rrugore, gjithçka tjetër mungon në Debëlldeh. E, ata që kanë mbetur në fshatin kodrinoro-malor nuk hezitojnë ta shprehin frustrimin ndaj Qeverisë për marrëveshjen e “dëmshme” me Maqedoninë, në kurriz të banorëve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT