De Rossi e lë në karrocë lojtarin e Portos (Foto/Video)

Pas fitores në “Olimpico”, ndaj Romës, në “play-off”-in e Ligës së Kampioneve, Porto është kthyer në shtëpi.

Pritja në aeroport ka qenë tejet entuziaste, edhe pse për klubin në fjalë portugez ngre shumë shqetësime situata e Maxi Pereira, ‘viktimë’ e De Rossit.

Ky i fundit bëri një ndërhyrje të ashpër, çka e detyroi gjyqtarin polak të ndeshjes ta nxirrte direkt me karton të kuq kapitenin verdhekuq.

Siç është raportuar nga “A Bola”, uruguaiani zbriti nga avioni dhe u largua nga aeroporti në një karrige me rrota, i shoqëruar nga dëshirat e tifozëve të pranishëm për një shërim të shpejtë.

perreuira

Ai i ka befasuar të gjithë me lojën e zhvilluar, ndaj mbështetësit e Portos e konsiderojnë Maxi Pereira një luftëtar, që nuk dorëzohet kurrë.

Megjithatë, pamjet e ndërhyrjes brutale të De Rossit dhe të tij në karrigen me rrota flasin vetë… Në vlerësimin paraprak të dëmit, me shumë gjasa bëhet fjalë për një frakturë të keqe.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT