De Biazi takon Avdijajn, i tregon projektin e Kombëtares Shqiptare

Në një prononcim ekskluziv për “Telegraf”, talenti shqiptar, Dionis Avdijaj tregon bisedën me teknikun e Kombëtares, Xhani De Biasin dhe gjasat që ai ta veshë fanellën e Shqipërisë më 29 mars në takim me Armeninë.
“Mbrëmë pas lojës që zhvilluam kam pasur takim me trajnerin e Shqipërisë De Biasin. Më vjen mirë që ka marrë rrugë deri në Austri për t’u takuar me mua”, tha fillimisht Avdijaj
“Trajneri më ka treguar projektin e Shqipërisë dhe më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë biseda që pata me të. I kemi bërë pyetje të ndryshme njëri-tjetrit për të ardhmen dhe ta shikojmë se si do të rrjedhin gjërat”.
18-vjeçari tregoi se dëshira e tij është për të luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë por jo gjithçka varet nga ai, pasi për këtë gjë duhet të reagojnë njerëzit kompetent për ta afruar atë.
“Unë jam shqiptar dhe po më dëgjon që flas rrjedhshëm gjuhen amtare. Dëshira ime është që të luaj me Kombëtaren e Shqipërisë por jo gjithçka varet nga unë. Të shikojmë se çfarë do të ndodh”, vazhdoi Avdijaj i cili ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Gjermanisë U21 për dy ndeshjet e radhës.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT