De Biasi zbulon prapaskenën: Ja kush më solli trajner te Shqipëria

     

    Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi përmes një interviste ka sqaruar për herë të parë se cili ishe iniciatori që e solli në drejtimin e kombëtares kuqezi.

    “Kontaktin e parë e kisha me një gazetar sportiv, i cili më pyeti nëse isha i interesuar të drejtoja një ekip kombëtar. E kisha mbyllur përvojën time me Udinesen. Fillimisht i thashë që nuk jam i interesuar. Disa ditë më vonë, gazetari më pyeti për t’u takuar.

    Dy ditë më vonë, në një hotel në Milano e takova për herë të – See more at: https://shqiptarja.com/news.php?id_legami=177038#sthash.VgDK6aRF.dpufparë presidentin Duka dhe drejtorin e Federatës.

    Disa ditë më pas ata më kontaktuan dhe më thanë se më kanë zgjedhur mua në mesin e shumë kandidatëve për të drejtuar kombëtaren shqiptare të futbollit”deklaroi De Biasi. Po kush ishte kërkesa e parë për De Biasin nga shqiptarët?

    “Në konferencën e parë për shtyp në drejtimin e Shqipërisë pyetja e parë që më është drejtuar nga gazetarët është se kur do të luajmë miqësore Italinë.

    U angazhova për miqësoren Itali – Shqipëri, takova Antonio Conten në Shën Petersburg, gjatë Kongresit të UEFA-s. Ai ishte në kërkim të një kundërshtari pas ndeshjes me Kroacinë dhe ne ramë dakord për pak minuta.

    Përsa i përket zhvillimit të miqësoren në Genova, ashtu sikur kam deklaruar edhe më parë kam mbetur pa fjalë, stadiumi ishte mbushur me flamuj kuqezi dhe të gjithë kënduan himnin e Italisë”.

    Në vazhdim tekniku italian foli për marrëdhëniet e shqiptarëve me italianët, si dhe kohën e vështirë politike të Shqipërisë. “Populli shqiptar për më shumë se 40 vite e ka parë Italinë si një dritare drejt Perëndimit, pasi kishin marrëdhënie vetëm me Kinën dhe Rusinë. Në memorien e italianëve kanë mbetur ende imazhet e mbërritjes së shqiptarëve në Bari në vitit ’90, pasi shkaktuan shumë tronditje.

    Tani kemi marrë ne italianët rrugën në kërkim të mundësive të reja” deklaroi ai. De Biasi gjatë intervistës për mediat italiane është ndaluar edhe tek pasaporta shqiptare. “Shqiptarët kanë dashamirësi ndaj italianëve.

    Pas tre viteve e gjysmë marrja e pasaportës shqiptare ishte një surprizë shumë e këndshme për mua. Pasaporta m’u dorëzua nga Presidenti Nishani në kohë rekord para ndeshjes me Armeninë”tha ai.

    Në fund nuk kishte si të mungonte edhe prononcimi për vendimin e CAS dhe mundësitë e kualifikimit në Europianin e Francës. “Shqipëria është më afër se kurrë kualifikimit në Francë 2016.

    Ne, me kombëtaren tonë jemi duke punuar maksimalisht. Shqipëria bën pjesë në grupin e ‘vdekjes’, pasi shorti e vendosi përballë Portugalisë, Serbisë, Danimarkës. Pas paraqitjes së mirë dhe vendimit të CAS me tre pikë për ne, ky është një moment i artë për vendin e shqiponjave”e mbyll ai.