De Biasi beson në kualifikim

Trajneri italian i kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi beson që kuqezinjtë mund të sigurojnë kualifikimin në rundin tjetër nëse regjistrojnë fitore kundër Rumanisë.

Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2-0 në Stade Velodrome kundër Francës, e cila siguroi kualifikimin në fazat eliminuese pasi deri tani ka grumbulluar gjashtë pikë.

“Ne mund të mposhtim Rumaninë për tu kualifikuar. Nëse ne mund të shënojmë gola atëherë nuk jemi larg dhe mund të fitojmë pikët e duhur për të kaluar në rundin e ardhshëm. Ne e kemi shfaqur që jemi një ekip i duhur dhe që luajmë futboll të mirë”, tha De Biasi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT