Daut Haradinaj kërkon ndryshimin e Ligjit për veteranë

Deputeti i AAK-së, njëherësh ish-komandant i UÇK-së, Daut Haradinaj thotë se nuk ka faj Komisioni për Verifikimin e Veteranëve, por Ligji për Veteranët ai që po sjell probleme në publikimin e listave të atyre që kanë marrë pjesë në luftë.
Në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, Haradinaj ka thënë se ligji aktual nuk e njeh kontributin e personave që kanë marrë pjesë në luftë në vitin 1998, por vetëm në vitin 1999.
“Mendoj se ligji duhet me u ndryshu sepse ka gabime. Ndoshta sot po i japim status disa njerëzve, pse jo edhe atyre që kanë kontribuar tu jepet, por mos të injorohen luftëtarët e vërtet”, tha Haradinaj, i cili paralajmëroi edhe riiamandamentimin e këtij ligji në këtë komision.
Haradinaj tregon pse ai nuk ka për ta pranuar statusin e veteranit.
“Arsyeja që nuk e pranoj statusin e veteranit, është sepse djemtë që më kanë bartë mu të plagosur, nuk e gëzojnë këtë status, atëherë nuk mund ta pranoj. Njerëzit që e kanë bërë këtë ligj, ndoshta pa dashje nuk e kanë llogarit këtë”, tha ai.
“Kërkesa ime është shumë e thjeshtë, që të vlerësohen ata njerëz që kanë dhënë kontribut në luftë”, tha Haradinaj./Express/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT