Dashuria nuk njeh kufij, kosovarja martohet me indianin, organizojnë dasmë të madhe në Prizren (VIDEO)

Dashuria nuk njeh moshë, kombësi, fe e as kufij. Ajo thjesht lind dhe ndjek rrugën, nuk mund ta programosh dhe as ta kontrollosh. Se dashuria e vërtetë është më e fuqishme se çdo pengesë e ka dëshmuar historia e një vajze kosovare e cila është martuar me një indian, me të cilin kanë organizuar një dasmë të madhe në një restorant të Prizrenit.

Dasma e tyre është mbajtur para dy ditësh, ku ishin të ftuar e gjithë familja e burrit nga India. Gabriella, bashkë me bashkëshortin e saj Noby Thomas, festuan kurorëzimin e dashurisë me këngë popullore shqipe e me vallëzime indiane, që veç sa e hijeshuan dasmën e çiftit.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e festës që u organizua në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT