Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Durrës ku së bashku me një ekip ekspertësh izraelit inspektuan banesat e dëmtuara nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit me magnitudë 6.4.
Ishin të shumtë qytetarët që prisnin Ramën për të shprehur hallet e tyre dhe për të dëgjuar ekspertët izraelitë.

Por gjatë vizitës nuk mund të mungonin edhe ata qytetarë që gjatë vizitës bërtasin një “Rama Ik”.

E ndërsa një zonjë tjetër e priti mjaft ngrohtë: “Po ku je, të prisnim, na shërove, mjafton që erdhe”, ndërsa kryeministri së bashku me ekipin u futën në banesën e saj për të parë gjendjen.

Ndiqni videon për më shumë.