Darmian është i Manchester United

    Trajneri i Torinos, Giampiero Ventura, ka konfirmuar se Matteo Darmian do të luajë për Manchester Unitedin në sezonin e ardhshëm.

    Mbrojtësi i krahut pritet ta kompletojë transferimin prej 20 milionë eurosh te Djajtë e Kuq, ndërsa për ditën e premte janë caktuar ekzaminimet mjekësore.

    “Është e vërtetë, Darmian do të luajë në Ligën e Kampionëve me Manchester Unitedin”.

    “Matteo meriton një top-skuadër dhe gjithmonë ka ëndërruar që të luajë në Ligën e Kampionëve, ashtu që tash ajo ëndërr i është plotësuar”, ka deklaruar Ventura për Sky Sport Italia./Telegrafi/Drenicapress/